Gati goditja e radhës për Rusinë, Britania e Madhe udhëheq përpjekjen për ta bllokuar në Interpol

schedule17:29 - 28 Shkurt, 2022

schedule 17:29 - 28 Shkurt, 2022

Britania do të kërkojë të pezullojë Rusinë nga organi ndërkombëtar i policisë “Interpol”. Kjo është bërë e ditur nga Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel në parlamentin britanik.

“Qeveria ukrainase ka kërkuar sot që qeveria ruse të pezullohet nga anëtarësimi i saj në Interpol dhe ne do të drejtojmë të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për këtë qëllim”, tha Patel.

Interpoli është një agjenci globale që lehtëson policinë në 195 vendet e saj anëtare për të bashkëpunuar në hetimet penale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!