Chelsea i Thomas Tuchel po ecën në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe trajneri gjerman pritet të shpërblehet gjatë merkatos së verës nga drejtuesit e klubit. Priten disa përforcime për blutë e Londrës gjatë merkatos, ku nuk përjashtohen as afrimet në repartin e mbrojtjes.
Sipas raportimit të “The Ahtletic”, një nga emrat në listën e Chelseas është Niklas Sule. Qendermbrojtësi i Bayern Munchen ka përfunduar në radarin e anglezëve dhe pëlqehet shumë nga drejtuesit.
Kujtojmë që gjermani është lidhur me një kalim në “Stamford Bridge” që në kohën kur Frank Lampard ishte edne nën drejtimin e ekipit. 25-vjeçari është nën kontratë me bavarezët deri në vitin 2022 dhe vlera e kartonit të tij është 37 milionë euro. Më shumë për këtë lëvizje pritet të mësojmë në muajt e ardhshëm, ku pritet dhe një ofertë zyrtare nga Chelsea.