Gati 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, pritet shtrëngimi i masave

schedule08:09 - 21 Janar, 2022

schedule 08:09 - 21 Janar, 2022

Kosova në total ka 9,771 raste aktive me COVID.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,996 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës. Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar shtrëngimin e masave anti-COVID-19. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!