Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA ka shkuar në 54.530, ndërsa ai i rasteve të konfirmuara me këtë virus është rritur në 961.969, sipas shifrave nga Universiteti amerikan John Hopkins.
Numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.9 milionë, me rreth 203 mijë të vdekur dhe rreth 828 mijë të shërëuar.
New York është shteti më i prekurme 22.009 viktima dhe 282.143 raste, ndërsa pason New Jersey me mbi 105.500 raste.
SHBA ka numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi, e ndjekur nga Italia me 26.384 viktima dhe Spanja me 22.902 viktima.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur një pandemi globale.