Gati 1.8 milionë klikime në dy javë/ Maya kthen Vallen e Rrajcës në këngë: E duan të gjithë shqiptarët

schedule09:37 - 7 Nëntor, 2024

schedule 09:37 - 7 Nëntor, 2024

Maya Aliçkaj është një ndër këngëtaret më të dashura nga publiku shqiptar. Ajo së fundmi ka sjellë një valle shumë të pëlqyer, të cilën e ka kthyer në këngë. Bëhet fjalë për Vallen e Rrajcës, që Maya e ka shoqëruar dhe me një videoklip.

E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar detajet e këtij projekti muzikor, i cili ka marrë për dy javë 1.8 milionë klikime në dy javë.

Maya ka thënë se një pjesë të tekstit e ka shkruar vetë, ndërsa ka punuar për muzikën dhe me Gramoz Kozelin.

“Nga që mua më pëlqen shumë kjo valle kisha dy-tre vjet që doja ta riktheja në këngë. Edhe e dyta, unë kam shumë fansa të kësaj zone dhe dëshiroja që nëpërmjet një kënge t’i nderoja. Edhe ku më mirë se me vallen e Rrajcës mund ta bëja.

Tekstin e ka bërë Pandi Laço bashkë me mua, muzika, gjithë produksioni është vallja e Rrajcës, por strofën e ka bërë Gramoz Kozeli”, tha këngëtarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!