Gashi: Vetëm demarkimi i kufijve i jep zgjidhje konfliktit Kosovë-Serbi, modeli izraelit është shumë i rrezikshëm

schedule18:06 - 16 Shtator, 2022

schedule 18:06 - 16 Shtator, 2022

Ish-këshilltari Rajonal në institucionin e Presidentit të Shqipërisë, Flamur gashi, i ftuar në “Ballkani” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka folur lidhur kornizën e diskutimeve për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Gashi tha se që marrëveshja të jetë përfundimtare dhe që të kenë një zgjidhje definitive të konfliktit Kosovë-Serbi duhet bërë patjetër demarkimi i kufijve.

I pyetur nga gazetarja Karadaku nëse e sheh si zgjidhje të mundshme modelin e Izraelit, Gashi tha se kjo do të shkaktonte një konflikt të madh mes dy vendeve në të ardhmen.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Ka qenë një temë shumë e rëndësishme në Abcnews.al që kaq të bëjë me kornizën e  negociatave mes Kosovës- dhe Serbisë, një dokument që publikohet për herë të parë. Zoti Gashi duket që ka dalë më në fund një dokument i cili tregon se cila është korniza e negociatave Kosovë-Serbi. Një nga gjërat që ne nuk shikojmë në këtë dokument, që është demarkimi i kufirit, apo një model izraelit. Modeli i Izraelit është pranuar në OKB por një pjesë e kufijve nuk është demarkuar. Nga informacionet që keni ju, do doja të dija si dhe çfarë po diskutohet për këto çështje?

Gashi: Për rastin konkretet për bisedimet Kosovë-Serbi, ka shumë spekulime. Unë kam parë 3 variante të ndryshme, por zyrtarisht nuk kam parë asnjë gjë, as në Kosovë shumica nuk e ka, me përjashtim të zotit Kurti. Po shohim që 2-3 muajt e fundit ka një vëmendje të shtuar për Kosovën. SHBA ka një përfaqësues special për Ballkanin, BE po ashtu, Gjermania ka caktuar një përfaqësues special, Franca, Mbretëria e Bashkuar, ka një vëmendje të shtuar. Kur themi përfaqësues special dihet se problemi është për Kosovën. E gjithë kjo truysni doiplomatike shkon drejt zgjidhjes përfundimtare të konfliktit Kosovë-Serbi. Këto diskutime do të jenë hapi i parë konkret për zgjidhjen e konfliktit.

Karadaku: Çështja e kufirit, si do të zgjidhet?

Gashi: Ne duhet të kemi parasysh se po sillemi në një rreth vicioz. Kosova kërkon një zgjidhje përfundimtare, që do të ishte kufijtë e përcaktuar qartë dhe njohja e reciproke. Nëse bëhet ajo si me Izraelin kjo është e rrezikshme. Qeveria e Serbisë ka 1 javë që ju ka çuar ftesë rezervistëve ushtarakë që të fillojnë një stërvitje 18 ditore në mes Preshevës dhe Bujanovcit, për të krijuar tensione. Ne na lind e drejta të diskutojmë mbi këtë problem, ja vlen një marrëveshje pa përcaktimin e kufijve? Nëse do të kemi një marrëveshje pa përcaktimin e kufijve do të ndodhë ajo si me Izraelin, që ndodhi lufta. Ne jemi të interesuar të zgjidhim njëherë e mirë problemin në Ballkan. Për mua problemi i kufijve do të sjellë konflikte të pandërprera dhe nuk e dimë ku do të shkojmë. Do kemi probleme në Maqedoni, Mal Të Zi,. Dihet se kujt i interesojnë problemet në Ballkan. BE-së nuk i interesojnë, pasi kemi luftën në Ukrainë, tendencat e Iranit, parave lobuese. Pra duhet të përcaktohet qartë se cilat janë interesat e Kosovës. Marrëveshja duhet të shkojë me demarkimin e kufijve. E dyta si do të integrohet Serbia në BE nëse nuk ka zgjidhur demarkimin e kufijve. Ka interesa për anëtarësimin në NATO, kushti i parë është demarkimi i kufijve. U bë demarkimi i kufijve me Malin e Zi me Maqedoninë e Veriut, pra do të ketë demarkim të kufijve edhe me Serbinë. Nuk duhet ta zvarrisim më, marrëveshja duhet të jetë e plotë, dhe ligjërisht e zbatueshme. Kemi firmosur disa marrëveshje me Serbinë, por nuk janë zbatuar.

/Taulant Halili/ Abcnews.al/