Roni Gashi u transferua te Teuta verën e shkuar. Trajneri Bledi Shkëmbi e njihte mirë, pasi e kishte pasur nën urdhra për një sezon te Liria e Prizrenit. Mesfushori po aktivizohet rregullisht me durrsakët dhe në konferencën e sotshme për shtyp ka folur edhe për raportin me teknikun korçar.
“Është viti i tretë që punoj me profesorin dhe marrëdhënia është e mirë, mos të them si shok. Profesori, edhe pse e ka lënë futbollin para katër vitesh, është shumë i aftë me lojtarë dhe i kupton shumë mirë”, tregon Gashi.
Teuta e ka nisur mirë kampionatin dhe mesfushori është optimist për vazhdimësinë: “Gjendjen e skuadrës e shoh mjaft të mirë. E kemi nisur kampionatin mirë, por me rëndësi është po ka kalojmë një periudhë shumë pozitive. Besoj se do vazhdojmë kështu”.
Durrsakët në të shkuarën kanë gabuar me ekipet që kanë qenë poshtë tyre në renditje, por Gashi thekson se këtë herë nuk do të përsërisin të njëjtin gabim. “Kemi mësuar nga viti i kaluar nga gabimet që kemi bërë ndaj skuadrave të vogla. Profesori na ka thënë se kampionati fitohet me ekipet e mëdha, por ekipet e vogla nuk duhet t’i nënvlerësojmë në asnjë mënyrë”, ka deklaruar mesfushori. /abcnews.al