“Garë mes njerëzve të babës dhe nonës”, Rama nxeh konkurrencën Vlorë-Durrës: Nxirrni pasionin

schedule18:45 - 26 Mars, 2021

schedule 18:45 - 26 Mars, 2021

Pas Tiranës, Edi Rama në ditën e dytë të fushatës ishte në Durrës, i cili është njëri nga dy qarqet që kandidon për deputet, pas Vlorës. Por ku do ta pranojë ai mandatin në Vlorë apo Durrës? Gjatë fjalimit me kandidatët, kreu i qeverisë tha se kjo është një garë mes njerëzve të babës, referuar Durrësit dhe nënës, Vlorës.

Ky është momenti i duhur për mua të jem këtu për t’i vënë më shumë vëmendje, si detyrim për shkak të të qënit deputet. Për të hyrë deri në të gjitha detajet dhe për të ndihmuar nga afër dhe jo nga larg dhe jo rrallë, por përditë bashkitë e këtij qarku, e Durrësit është e dyta kyç pas Tiranës.

Unë jam në të dyja vendet dhe do të rri aty ku më duan më shumë. Unë jam në të dyja vendet dhe u them do të rri aty ku më shuan më shumë. Kjo është një garë mes njerëzve të babës dhe nonës. Ata të nonës janë shumë të fortë e kanë inatin të madh, këta të babës nuk janë inaçi të mëdhenj, megjithëse durrsakët e kanë atë inatin të fshehur dhe nuk e nxjerrin me pasion.

Po këtu në këtë moment nuk ka kohë për ta mbajtur gjatë por duhet nxjerrë me pasion në sensin e inatit të garës, që të marrim një rezultat kuptimplotë për të afirmuar pikërisht domosdoshmërinë për të vijuar punët që kemi nisur” tha Edi Rama./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!