Garë me Leipzig për holandezin e talentuar, Milani gati t’i besojë regjinë

schedule08:10 - 3 Prill, 2020

schedule 08:10 - 3 Prill, 2020

Projekti i Milanit është i bazuar te kursimi, rrogat e ulta dhe lojtarët e rinj. Klubi ka vendosur të mos paguajë asnjë lojtar më shumë se 2 milion euro në sezon, vendim që do të ketë edhe pasoja negative.

Gjithsesi, drejtuesit vazhdojnë merkaton dhe pëlqejnë një mesfushor holandez. Ai është Teun Koopmeiners, është 22 vjeç dhe aktivizohet me AZ Alkmaar, skuadër në të cilën mban shiritin e kapitenit. Aktivizohet si qendërmesfushor, mesfushor shkatërrues dhe në momente të nevojshme mund të luaje edhe si qendërmbrojtës.

Kartoni i Koopmeiners kushton rreth 15 milion euro, por duhet fituar gara me Leipzig. Gjermanët mund të paguajnë më shumë, por Milani beson se do bindë lojtarin të zgjedhë Serie A. Lojtari është një produkt i AZ dhe është aktivizuar me të gjithë kombëtaret e moshave të Holandës deri në atë U21. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!