Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Garë katërshe për titull/ NBA! Oklahoma, San Antonio, Lakers e Denver, sfidë për trofe

schedule15:45 - 4 Prill, 2026

schedule 15:45 - 4 Prill, 2026

Siç thuhet në Angli, “një garë me katër kuaj”.

I tillë është konkurrimi në kreun e Konferencës Perëndimore në NBA, që mund të jetë edhe sfida për titull.

Oklahoma kampione në fuqi, San Antonio, Lejkërsat dhe Denveri, janë duke u paraqitur shkëlqyeshëm, të udhëhequr secili nga një yll I madh.



Thandër, apo “Vetëtima” ka në ballë Shej Gilgës Aleksandrin, lojtarin më të mirë të basketbollit amerikan për sezonin e rregullt të kaluar.

Është shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit, është shumë I saktë në gjuajtje, shumë I shpejtë dhe atletikisht i shkëlqyer, edhe pse më pak I kompletuar se rivalët e tjerë.

Me një Shej në formë, Oklahoma udhëheq NBA-në me 60 fitore e 16 humbje.

Viktor Uembanijama është padyshim talenti më premtues I gjithë basketbollit amerikan dhe atij botëror sot për sot.

Në moshën 22-vjeçare dhe me shtatlartësinë e jashtëzakonshme 2.24, ai është një lojtar polivalent, me talent në çdo pjesë të parketit.

Nën kosh, si qendër e dytë, si anësor, madje edhe në organizim loje.

Shënon, kap topa në tabela, mbron shumë mirë dhe sidomos bën bllokime gjuajtjesh si askush tjetër.

Falë tij, San Antonio është ngjitur në vendin e dytë në Konferencën Perëndimore, në nivele që nuk I ka pasur që nga koha e artë e Tim Dankënit, Manu Xhinobilit, Toni Parkerit e më pas edhe Kauaj Leonardit.

Kanë kaluar aq shumë vjet sa nuk mbahen mend, por Spërsat janë për titullin.

Lejkërsat ndërkaq arritën 14 fitore radhazi nga 7 marsi e deri në 1 prill, dhe heroi kryesor ishte Luka Doncic, I shkëlqyer në të paktën 9 sfida.

Jo më kot, ai u shpall Lojtari I muajit në Konferencën Perëndimore.

Superylli nga Sllovenia mbetet shënuesi më I mirë I sezonit të rregullt me 33.8 pikë për ndeshje, dhe lojtari I dytë më përcaktues në NBA.

Mesatarja e tij I afrohet një tripëll dabëlli.

Jokiç gjithashtu është kthyer fuqishëm që nga dëmtimi, dhe Denveri më në fund po luan me formacionin e tij normal.

Ekipi nga Kolorado ka 7 fitore radhazi, dhe 10 fitore në 12 ndeshjet e fundit, ndërsa kapiteni po luan në nivele vërtet qiellore.

Ai ka statistika për tripëll dabëll me mesataren për ndeshje 27.7 pikë, 13 topa në tabela e 10.8 asistë, duke ndihmuar edhe në vjedhje topi e bllokime gjuajtjesh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!