Interi ka vendosur të sakrifikojë Achraf Hakimin. Anësori i djathtë ka përfunduar në merkato dhe kampionët e Italisë duan ta mbyllin këtë operacion përpara datës 30 qershor.
PSG është e interesuar prej kohësh për lojtarin maroken, i cili e mbylli sezonin e parë në Serie A me 7 gola dhe plot 10 asiste. Shifra të jashtëzakonshme për një mbrojtës anësor.
Interi e ka bërë të qartë: nevojiten të paktën 70 milion euro për të lënë të lirë Hakimin, teksa nuk pranohen të përfshihen lojtarë të tjerë në këtë operacion.
Garës i është bashkuar edhe Chelsea, që ka barazuar ofertën e PSG-së sipas The Athletic. Kampionët e Evropës ofrojnë edhe kartonët e Emerson Palmieri dhe Andreas Christensen, por Interi do vetëm para. /abcnews.al