Garancia e Atleticos, Simeone: Kam në ekip më të mirin në botë

schedule13:27 - 27 Tetor, 2019

schedule 13:27 - 27 Tetor, 2019

Atletico Madrid siguroi një fitore të rëndësishme kundër Athletic Bilbao në shtëpi. Dy golat e Saul dhe Alvaro Moratës i dhuruan fitoren ekipit të Simeones ditën e djeshme, teksa heroi i vërtetë ishte Jan Oblak.

Portieri slloven është një garanci mes shtyllave dhe ia doli të mbante të paprekur portën kundër sulmeve baske. Simeone nuk i kursen elozhet për 26-vjeçarin, të cilin e cilëson si portierin më të mirë në botë.

Jan Oblak

E them pa asnjë pikë dyshimi se Oblak është portieri më i mirë në botë. Po përmirësohet vit pas viti dhe mund të mbështetet te një skuadër që i beson. Duartrokitjet e publikut? Tifozët e dallojnë kur futbollistët japin gjithçka. Tani duhet të rikuperojmë energjitë për ndeshjet e radhës“, përfundon Diego Simeone. /abcnews.al