Gara për tre anëtarë të Gjykatës së Lartë, KLGJ miraton vetëm 8 kandidatë

schedule13:17 - 11 Shtator, 2019

schedule 13:17 - 11 Shtator, 2019

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar 8 kandidatë për gjyqtarë, që garojnë për tre vende në Gjykatën e Lartë. 14 kandidatë të tjerë u skualifikuan për mosplotësim të kritereve për atë detyrë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi skualifikimin nga gara për 14 nga 22 kandidatët për Gjykatën e Lartë. Kandidatët garonin për 3 vendet vakante në Gjykatën supreme dhe ishin nga radhët e anëtarëve jo gjyqtarë. Relatorët miratuan 8 kandidatë dhe përjashtuan 14 të tjerë për mosplotësim të kriterëve të kandidimit.  8 kandidatët e kualifikuar janë Jetmira Rragami, Ervin Pupe, Theodhori Sollaku, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda, Rezarta Melo, dhe Ardita Buna Alsula. Ata tashmë do i nënshkrohen fazës së dytë të verifimimit, mbi pasurinë, aftësitë profesionale dhe do intervistohen nga KLGJ.

Me shumicë votash u miratua skualifikimi i 10 kandidatëve të nga vijimi i garës, ndërsa 4 të tjerë kishin dhënë dorëheqjen. Skualifikimi për kandidatët u bë kryesisht për mospërmbushje të kritereve, që janë mos pasja e një grade shkencorë në fushën e drejtësisë, mos plotësimi i 15 viteve karrierë në drejtësi dhe mbajtja e posteve politike brënda 10 viteve të fundit.

Sidoqoftë sipas ligjit kandidatët e skualifikuar mund ta ankimojnë këtë vendim në Gjykatën Administrative. Nëse Gjykata vendos në favor të kandidatit të përjashtuar, KLGJ do duhet t’i rikthejë në garë, për të vijuar me fazën e dytë të verifikimeve.

Aktualisht Gjykata e Lartë është jashtë funksionit pasi ka mbetur vetëm me një anetar, gjyqtarin Ardian Dvorani. Numri i dosjeve në pritje për shqyrtim ka shkuar në rreth 33 mijë. Plotësimi me tre anëtarë i Gjykatës së Lartë, do t’i hapë rrugën, shqyrtimit të masave të sigurisë. Pas kësaj faze, KLGJ duhet të hartojë projektrregulloren me kriteret për të plotësuar Gjykatën e Lartë me 15 gjyqtarë nga 19 anëtarë që kjo gjykatë ka në total. /ABC News Albania 24/7