Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gara për Tiranën/ Minxhozi: Opozita nëse nuk ka një figurë përbashkuese, s’ka asnjë shans kundër mazhorancës

schedule21:07 - 11 Shtator, 2025

schedule 21:07 - 11 Shtator, 2025

TIRANË– Analisti politik Skënder Minxhozi analizoi zhvillimet e fundit në skenën politike, duke u ndalur te rëndësia strategjike e Tiranës si për mazhorancën ashtu dhe për opozitën.

I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ai theksoi se kryeqyteti është praktikisht i vetmi terren ku opozita ka një mundësi reale për të luftuar kundër mazhorancës, por kjo sfidë mbetet e brishtë pa një figurë të përbashkët e të negociuar gjerësisht.

Sipas tij, opozita ka një shteg të ngushtë për të manovruar dhe suksesin në këtë drejtim do të varej nga aftësia për të gjetur një kandidaturë që bashkon forcat e shpërndara opozitare, përfshirë edhe partitë e reja.

“Tirana është e vetmja fushëbetejë politike jo vetëm sot, por edhe në të shkuarën, por edhe në të ardhmen. Është qeverisur si nga e majta ashtu dhe nga e djathta. Teorikisht është i vetmi ambient që opozita ku mund të përpiqet të luftojë. Ka një shteg shumë të ngushtë.

Nëse Berisha do thërriste partitë e reja, dhe me ta të negocionte duke vendosur një njeri të vetin, por të negocionte me ata, një figurë që mund të ishte minimalisht përbashkuese dhe një e tillë natyrisht nuk është sot Belind Këlliçi dhe atë nuk mund ta pranojnë, atëherë teorikisht mund t’ia bënin disi të vështirë jetën Ramës dhe Manastirliut”, tha ai.

Minxhozi nënvizoi se pa një konsensus të tillë te opozita, mazhoranca do të vazhdojë të ketë një rrugë të qetë drejt fitores në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!