Gara për kreun e policisë/ 15 emra kandidatësh, mes tyre edhe drejtues të lartë

schedule15:34 - 19 Shtator, 2024

schedule 15:34 - 19 Shtator, 2024

15 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit janë bërë pjesë e garës për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të uniformave blu. Emrat sipas ligjit të ri të policisë së shtetit, janë publikuar nga Ministria e Brendshme, ndërsa brenda 10 ditëve pune, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, dhe verifikimet përkatëse.

  1. Adriatik Tafçiu
  2. Altin Mena
  3. Ardian Çipa
  4. Gentjan Shehaj
  5. Hajrulla Xhivini
  6. Ibrahim Disha
  7. Idajet Faskaj
  8. Ilir Proda
  9. Lutfi Minxhozi
  10. Neritan Nallbati
  11. Pëllumb Seferi
  12. Rebani Jaupi
  13. Sami Rasha
  14. Shemsi Prençi
  15. Skënder Hita

Sipas ligjit, drejtori i ri duhet të jetë aktualisht funksionar i Policisë së Shtetit, në detyrë dhe gradë të rolit të mesëm drejtues. Ajo çka bie në sy është kandidatura e ish-drejtuesit të Policisë, Shemsi Prençi, i cili aktualisht nuk është në radhët e uniformave blu, çka mund të ndikojë që ai të skualifikiohet nga gara.

Në garë, janë bërë pjesë edhe drejtues aktual të Drejtorive vendore të policisë, siç janë Ardian Çipa aktualisht kryepolic i Gjirokastrës, Ilir Proda, drejtori aktual i Policisë së Elbasanit, por edhe, Skënder Hita, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të policisë për qarkun e Durrësit.

Mes emrave në garë, janë edhe drejtues aktual të disa departamenteve në policinë e shtetit, Pëllumb Seferi, aktualisht drejtor i Departamentit të Marëdhënive Ndërkombëtare, Idajet Faskaj aktualisht shef i Interpol Tirana, Rebani Jaupi, Drejtori i Departamentit Për Rendin Dhe Sigurinë Publike, apo edhe Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Departamentit për Policinë Kriminale.

Në përfundim të vlerësimit paraprak, Komisioni i Posaçëm, pritet të hartojë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte, bazuar në dokumentacionin e paraqitur.

Më pas Komisioni do të organizojë edhe seanca dëgjimore me kandidatët, dhe pas vlerësimit në bazë të pikëve, emri i i njërit prej kandidatëve më të mirë, do të propozohet të kryeministri për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit./abcnews.al