Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim thotë deklaron se sapo presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Në një reagim për emrin e dërguar nga KED në parlament, Kim sprehet se këtë javë GJK do të ketë një nga gjyqtarët e saj të nevojshëm. Ajo falenderon palët për ndërmarrjen e masave urgjente për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.
“Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë se do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për GJK funksionale. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, GJk do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”, shkruan Yuri Kim.
Today, JAC completed evaluation & sent to Parliament the list of qualified candidates for Const Ct. This means ?? will have this week one of two judges necessary for functional CC. Once Presidency names its judge, CC will be functional. Thanks to all for taking urgent action! https://t.co/0sOgmotsjq
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 14, 2020
KED i dërgoi Kuvendit të Shqipërisë emrin e Altin Binajt për vendin vakant që la në Gjykatën Kushtetutese, Fatos Lulo, i cili u shkarkua nga Vettingu./mv.abcnews.al

