Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha sapo ka votuar sot në Selinë Blu për të preferuarin e tij në garën për kreun e partisë.
Duke folur për gazetarët pas votimit, Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në procesin e votimit. Ndërsa, i pyetur nga gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj nëse i qëndron deklaratës për rikthimin në krye të PD, Sali Berisha tha se “është konsistent në deklaratat e tij.”
“Të marrim pjesë sa më në këtë proces votimi…Besoj se kjo nuk do të nxjerrë të ndarë, do ta nxjerrë të bashkuar, kandidatët i kanë shprehur pikëpamjet e tyre. Që është krejtësisht normale, janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin.” s.b/abcnews.al/