Në prag të zgjedhjes së re të drejtuesit të BKH, avokati Romeo Kara tha se kemi nevojë për një hap cilësor të madh dhe se duhet pastrim pa kthim. Më tej, Kara tha se ata që kanë ikur nga sistemi apo që nuk kanë performacë të mirë duhet të largohen.
“Dumani për hir të skupeve e tejkalon egon e tij, dhe zgjedhja e tij do të jetë zgjedhje e mirë.
Ne kemi nevojë për njerëz nga jashtë. Ne për ta bërë reformimin deri për të mos na prishur punë ne, këta e ngushtojnë lojën dhe marrin po nga këta dhe i zgjedhin.
Ne kemi nevojë për një hap cilësor të madh. Në listë ka dhe nga ata që nuk flasin mirë shqip, kur nuk je i denjë për të qenë në sistem, do të jesh i denjë për në krye të sistemit. Duhet të ecim pastrim pa kthim. Nëse ke ikur nga sistemi për arsye të rënda, për çfarë duhet të rrish në sistem. Nëse nuk ke performacë kjo është më keq akoma. Këto janë vende që duhet të jenë 24 orë në punë dhe pjesa e BKH ka punë më të madhe. “ / abcnews.al