Gara për “Këpucën e Artë”, Harry Kanë vetëm gjysmë pike larg trofeut prestigjioz

schedule17:56 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 17:56 - 4 Dhjetor, 2023

Teksa po i afrohemi mesit të një sezoni, i cili deri më tani po rezulton të jetë spektakolar, lojtarët po japin maksimumin e tyre, ku përveç trofeve ekipore, të jenë protagonistë edhe në fitimin e trofeve individualë, ku një prej më të rëndësishmëve është edhe “Këpuca e Artë”.

Deri në këto momente, garën, e cila po shkon drejt fundit e udhëheq, “bomberi” nigerian i Montpellier, në Ligue 1, Akor Adams, me 36.5 pikë, teksa ka arritur të shënojë plot 22 gola e në përballjet e deri më tanishme, të regjistruara me skuadrat e Lillestrom dhe së fundmi francezët e Montepllier.

Pas tij, me vetëm gjysmë pike diferencë vjen “bomberi” anglez i “bavarezëve” të Bayern Munich, Harry Kane me plot 18 gola të shënuar në Bundesliga, ndërsa në vendin e tretë vjen norvegjezi Amahl Pellegrino me plot 24 gola të shënuar në kampionatin norvegjez, ndërsa në vendin e katërt vjen sërish një lojtar i Bundesliga, kësaj radhe “bomberi” i Stuttgart, Serhou Guirassy, me plot 16 gola të shënuar.

Renditja për “Këpucën e Artë”:

Akor Adams (Lillestrom/Monpellier) 36.5 pikë

Harry Kane (Bayern Munich) 36 pikë

Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt) 36 pikë

Serhou Guirassy (Shtutgart) 32 pikë

Kylian Mbappe (PSG) 30 pikë

Erling Haaland (Manchester City) 28 pikë

Andrej Ilic (RFS/Valerenga) 26 pikë

Lautaro Martinez (Inter) 26 pikë

Santiago Gimenez (Feyenoord) 25.5 pikë

Bard Finne (Brann) 23 pikë

Faris Moumbagna (Bodo/Glimt) 22.5 pikë

Vangelis Pavlidis (AZ) 22.5 pikë

Jude Bellingham (Real Madrid) 22 pikë /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!