Gara për Bashkinë Berat, Sazan Guri hyn në primaret e PD-së

schedule22:09 - 8 Nëntor, 2022

schedule 22:09 - 8 Nëntor, 2022

Ambientalisti Sazan Guri ka hyrë në primaret e PD-së për Bashkinë Berat me shpresën se mund të fitojë mes kandidatëve të tjerë për t’u përballur më pas me rivalët socialistë. Guri ishte i pranishëm në takimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha me Frontin për Shpëtimin Kombëtar ku edhe u shpreh se se guxoi ndaj u fut në garë.

Edhe nëse nuk do të zgjidhet fitues, Sazan Guri u shpreh se rëndësi për të ka që mori iniciativën për t’u futur në garë.

“Unë guxova, kryetar bashkie në Berat, s’ka rëndësi nëse me zgjedh primarja apo jo. Po unë guxova si intelektual, si djalë berati. Madje i thashë kolegut, nëse unë zgjidhem kryetar ti do jesh automatikisht nënkryetar, ai që konkurron. S’ka rëndësi fare, të guxojmë.” 

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, primareve të PD-së iu bashkuan deputeti Zef Hila i cili do të kandidojë në primaret për bashkinë e Vaut të Dejës. Hila, i cili ka qenë më parë në krye të kësaj bashkie, ka thënë se arsyeja kryesore e kandidimit të tij janë qytetarët, që sipas tij i kanë kërkuar të rikthehet.

Deri tani Hila është i vetmi kandidat në primaret për Vaun e Dejës.

Kurse në Fier, kandidaturën për primare e ka bërë të ditur Ermal Hametaj, i cili është kreu i dhomës së avokatisë në këtë qark. Hametaj do të ketë përballë Artur Mahmutajn dhe Edvar Kodhelin, të cilët e kanë shpallur më parë kandidaturën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!