Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PS. Krahas buxhetit, pjesë e diskutimeve ishte edhe gara për Avokatin e Popullit.
Në një raportim për ABC News, gazetarja Greta Bullari tha se Partia Socialiste nuk njeh tërheqjen e firmave të PD për Avokatin e Popullit.
Çështja e Avokatit të Popullit do të kalojë për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve siç është parashikuar dhe pritet kalimi për votim në séance.
Kandidatët në gazrë për vendin e Erinda Ballancës, janë shtatë: Aranita Brahaj, Besim Ndregjonaj, Jola Hysaj, Tartar Bazaj, Ardiana Kalaja, Endrit Shabani dhe Skënder Haluci./abcnews.al

