Gara në Shkodër/ Partia Socialiste rritje me 13 pikë krahasuar me 2021, PD me tkurrje të madhe

schedule20:35 - 5 Maj, 2025

schedule 20:35 - 5 Maj, 2025

TIRANË- ABC News dhe Angi Ricerche publikojnë këtë të hënë të dhënat e sondazhit të fundit për zgjedhjet e 11 majit, për qarkun Shkodër.

Partia Demokratike ka humbur 11 pikë mbështetjen e saj në Shkodër në krahasim me vitin 2021.

Kurse Partia Socialiste është rritur me gati 13 pikë, në krahasim me zgjedhjet e katër viteve më parë.

Me këto shifra, PS fiton mandatin e katërt, ndërsa mandatin e e pestë i PD rrezikon ose nga PS ose nga Partia Social Demokrate e Tom Doshit.

Rezultati në 2021:

Rezultati sipas sondazhit të ABC News dhe Angi Ricerche

PD dhe aleatët 45.5 %, ndërkohë në 2021 bashkë me LSI, kanë qenë 57 %, pra kanë humbi rreth 11 pikë në sondazhin e Angi Ricerche.

Ndërkohë PS është rritur në gati 13 pikë. PSD e Tom Doshit vijon të qëndrojë në pozita të forta. Me shifrat e këtij sondazhi krahasur me 2021, gjithë beteja bëhet për një mandate të vetëm nëse do i qëndrojë PSD apo do i shkojë PD për shkak të formulës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!