Gara elektorale/ Iris Luarasi: Futja e të rinjve në listën e sigurt, formë e zgjuar për të rinovuar Partinë Socialiste

schedule20:55 - 24 Prill, 2025

schedule 20:55 - 24 Prill, 2025

TIRANË- Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në qarkun e Tiranës, Iris Luarasi, ishte e ftuar në “Real Story”, ndërsa foli për fushatën e 11 majit.

Ajo është në listë të sigurt të PS ndërsa shtoi se futja e të rinjve në këto lista është një ide e goditur e lidershipit për të rifreskuar Partinë Socialiste.

“Njerëzit që futen për herë të parë nuk janë të avantazhuar, sepse ata që kanë qenë aty kanë lidhjet dhe kanë njerëzit. Kjo është një format e zgjuar për të rinovuar partinë, sepse po t’i hedhësh në xhunglën e votave nuk është se do kishe ndonjë shans shumë të madh”, tha ajo.

Ajo tregoi dhe vështirësitë që hasin në takimet që bëjnë me elektoratin në terren. Sipas saj, politika sigurisht që të konsumon kur qëndron dy apo tre mandate, por kjo nuk do të thotë se zhvlerëson kuotat e PS.

“Patjetër, sepse 12 vjet në pushtet të konsumon politikisht dhe ata që i bën të pakënaqur dhe ata që i bën të pakënaqur janë pjesa nga grupet të PS.

Ka njerëz që janë të elektoratit gri, që ti duhet të kesh një f fantastike dhe mendoj kjo mund të jetë një nga arsye se pse kryeministri e filloi me 84 mandate dhe ka dalë nga 71 mandate për të motivuar votat.

Jo për çështje të uljes së kuotës, sepse mund të ketë njerëz nga e majta për një arsye apo pakënaqësi të vogël, për një arsye x ose y dhe thonë ne nuk bëjmë ndonjë dëm, këta do fitojnë, po ikim në plazh ose po ikin në mal atë ditë dhe nuk po shkojmë të votojmë.

Njerëzit duhet të shkojnë të votojnë, e para sepse asnjëherë fitorja nuk është sigurt. E dyta, se sondazhet kanë lidhje me një perceptim,  por në fund të ditës ngelet perceptim.

Për këtë arsye mendoj se njerëzit duhet të shkojnë ta hedhin votën në 11 maj, sepse është e vetmja formë, që partia që ata duan dhe mbështesin të fitojë”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!