Ansi Nika është larguar nga Flamurtari. Këtë gjë, e ka konfirmuar vetë sulmuesi anësor në profilet e tij zyrtare. 29 vjeçari u transferua te Flamurtari në fillim të këtij sezoni, pas largimit nga Gjilani në IPKO Superliga. Me ekipin vlonjat këtë sezon, shkodrani luajti 7 ndeshje në Superiore, ku shënoi dhe një gol.
Nika, në faqen e tij zyrtare në Facebook, postoi një foto të tij me fanellën e Flamurtarit dhe një mbishkrim “Game over”, duke lënë të kuptohet se aventura e tij në Vlorë, ka përfunduar vetëm pas gjashtë muajsh. Shkodrani do të jetë i agjent i lirë dhe gjatë kësaj merkato janari, pritet të gjejë një skuadër të re./abcnews.al