Një ditë pasi Luis Enrique e zyrtarizoi si trajneri i ri i PSG-së, paraardhësi i tij Cristophe Galtier përshëndeti klubin “parizien”, gjatë një interviste të publikuar në kanalet zyrtare të klubit, pas largimit të papritur nga kampionët e Francës.
Pavarëisht mënyrë se si u largua nga klubi, në video-mesazh, Galtier shprehet tejet falenderues ndaj gjithë klubit, stafit, lojtarëve dhe Presidentit Nasser Al-Khelaifi, si dhe i uron fat teknikut Luis Enrique në “aventurën” e tij të re.
“Në një kohë kur sapo është hapur një faqe e re për PSG-në, doja të bëja disa falenderime. Faleminderit në radhë të parë lojtarëve të mi, të mrekullueshëm në angazhimin e tyre për të fituar titullin e njëmbëdhjetë. Faleminderit drejtuesit sportiv dhe stafit teknik për mbështetjen.
Faleminderit atyre që janë në prapaskenë, faleminderit stafit mjekësor dhe mbi të gjitha falënderoj presidentin Nasser Al-Khelaifi për mbështetjen e vazhdueshme, veçanërisht në momentet më të vështira. I uroj sinqerisht PSG-së një sezon emocionues dhe i uroj fat Luis Enrique-s”,- u shpreh Galtier. /i.m /abcnews.al