Galtier dëshiron të mbajë Messin, drejtuesit e PSG janë kundër

schedule18:19 - 4 Maj, 2023

schedule 18:19 - 4 Maj, 2023

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier dëshiron që sulmuesi Lionel Messi të vazhdojë me klubin pas pezullimit. Lajmi është raportuar nga RMC Sport.

Galtier shpreson që 35-vjeçari argjentinas të mbetet në kampin e parisienëve, trajneri është gati të nxjerrë lojtarin në formacionin titullar, pavarësisht largimit të paautorizuar të Messit në Arabinë Saudite.

Në të njëjtën kohë, burimi vë në dukje se udhëheqja e PSG-së nuk dëshiron ta shohë Messin në fushë në ndeshjet e mbetura të sezonit.

Messi ka bërë 37 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar 20 gola dhe 19 asistime. Kontrata e lojtarit me PSG-në skadon këtë verë. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!