Gallo: Vllaznia e nënvlerësoi Kastriotin, Partizani i mund shkodranët

schedule00:32 - 29 Janar, 2021

schedule 00:32 - 29 Janar, 2021

Alpin Gallo, trajner në disa ekipe të Superiores më parë, është pjesë e emisionit “Pressing” në ABC. Ish-mbrojtësi, i cili është nga të paktët që ka provuar të luajë me Tiranën, Dinamon dhe Partizanin, foli për tematika të ndryshme.

“Shehi fillimisht duhet të rregullojë anën psikologjike. Lojtarët i ka, kthehen Cale e Çelhaka. Kanë një ngërç psikologjik, madje kanë humbur shumë nga vlerat e Tiranës. Shpirti i garës është pjesë e identitetit të Tiranës. Ata të mundnim me lojë të fortë dhe duele të fituara.

Partizani-Vllaznia është sfida më e fortë. Vllaznia ka më shumë pikë dhe luan për dy rezultate. Mund të marrë një pikë sepse luan ndaj ndjekësit direkt. Partizani mund të fitojë nëse luan si me Kukësin. Vllaznia është shumë e rrezikshme në dalje sepse ka sulmues anësorë shumë të mirë.

Partizani është i detyruar të frenojë Vllazninë dhe i duhet të jetë shumë i saktë mbrapa dhe agresiv në fazën sulmuese. Duhet të ushtrojë presing lart dhe ta arrijë sa më shpejt te topi. Vllazninë deri tani e kemi cilësuar si surprizë dhe nuk ka patur vlerësimin e duhur.

Tani është ndryshe, siç ndodhi me Kastriotin. Tani ekipet do i qasen ndryshe atyre. Ndeshja e Vllaznisë me Kastriotin mund të ishte edhe pakujdesi për shkak të gjithë asaj mbështetje dhe prestigji që i bënë tifozët pas ndeshjes me Bylisin.

Nëse Bylisin fitonte Vllaznia, do e shihnim ndryshe me Kastriotin. E nënvlerësuan ndeshjen. Shkodra e ka pasur gjithmonë problemin prenda, dehet nga fitoret. Partizanit mbetet për t’u parë sesi do i dalë blerja e fundit (Hasani)”, u shpreh Gallo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!