Galeria Kombëtare e Arteve shpall mbylljen e “Onufrit”

schedule18:13 - 26 Dhjetor, 2018

schedule 18:13 - 26 Dhjetor, 2018

Galeria Kombëtare e Arteve përmes një njoftimi për shtyp deklaron mbylljen e konkursit dhe ekspozitës ndërkombëtare “Onufri”, në kuadër të rikonceptimit të shkëmbimit artistiko-kulturore ndërkombëtar. Artistët Gazmend Leka dhe Dekani i Arteve Pamore, Ardian Isufi  shprehen kundër ndërprerjes së aktivitetit më të rëndësishëm të artit pamor bashkëkohor në Shqipëri.

Megjithëse vitet e fundit është vënë në diskutim ekzistenca e konkursit ndërkombetar “Onufri”, tashmë është fakt, bordi artistik i Galerisë Kombëtare të Arteve kryesuar nga studiuesja e artit Eleni Laperi dhe mbështetur nga drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Erezen Shkololli e ka bërë fakt mbylljen e “Onufrit”, përmes një njoftimi për shtyp. Artisti Gazmen Leka e cilëson pabesi.

Ardian Isufi beson se ky vendim do të zhbëhet. Nga ana tjetër, Leka thotë se bordi ka shkelur ligjin, pasi mbyllja e “Onufrit” mund të kryhet vetëm nga Ministria e Kulturës, institucion që e ka hapur. Megjithëse ai pranon se ky konkurs kishte vend për përmirësim, por Leka thotë se në analizat vjetore  galeria shprehte vlerësime për të, ndërsa sot ndodh e kundërta.

Argumenti  i bordit artistik për Ardian Isufin është i pabazë. “Onufri” u krijua në fund të viteve ‘90-të si një domosdoshmëri e kohës, që do të mundësonte shkëmbimet mes artistëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë, si dhe për të prezantuar artin e ri bashkëkohor të skenës vendase në kushtet e mungesës së plotë të institucioneve apo iniciativave të pavarura, ndërsa sot pas 24 vitesh ai nuk do të jetë më./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!