Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Galaktikët” kërkojnë freski në mbrojtje, Real Madrid në ndjekje të “yllit” anglez

schedule21:16 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 21:16 - 15 Dhjetor, 2024

Merkatoja e ardhshme e verës duket të jetë vërtetë spektakolare për “Galaktikët” e Real Madrid, të cilët duket se do të forcojnë jo pak mbrojtjen e sidomos krahët e saj, të cilat prej 3 sezonesh kanë nevojë për “rinovim”.

Kështu, përveç Alphonso Davies, i cili pritet të jetë “ylli” që do të vijë në krahun e majtë të mbrojtjes, ana tjetër e këtij reparti pritet të përmbushet nga një prej lojtarëve, më të talentuar të Kombëtares angleze.

Bëhet fjalë për anësorin 23-vjeçar, të “Bluve” të Chelsea, Reece James, i cili prej kohësh është në “radarët” e 15 herë kampionëve të Evropës dhe pritet që gjithçka të zyrtarizohet verën e ardhshme, ndërsa sipas raportimeve të mediave spanjolle, “Los Blancos” do të nisin negociatat që në janar, për të plotësuar totalisht marrëveshjen në qershor. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!