Në më pak se 1 orë, Real Sociedad do të presë në “Reale Arena”, “galaktikët” e Real Madrid, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Përsa i përket formacionit, tekniku i Real Sociedad, Imanol Alguacil ka vendosur t’i rrështojë të tijët me formulën 4-3-1-2, ku në portë është vendosur spanjolli Remori e para tij në mbrojtje Munoz, Le Normand, Zubeldia e Gorosabel. Më të tërhequr në mesfushë janë Oyarzabal, Zubimendi e Mikel Merino, ndërsa në rolin e “trekuartistit” është vendosur David Silva. Ndërkaq, dyshja e sulmit plotësohet nga Sorloth e Takefusa Kubo.
Në krahun tjetër, tekniku Carlo Ancelotti ka vendosur t’i rreshtojë “galaktikët” e tij me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Thibaut Courtois. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Dani Carvajal e Nacho Fernandez, ndërsa qendra mbulohet nga Militao e Rudiger. Në mesfushë janë vendosur Ceballos, Tchoumeni e Toni Kroos, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Asensio, Mariano Diaz e Rodrygo. /i.m /abcnews.al