“Galaktikët” humbin pjesët, “ylli” brazilian i jep “lamtumirën” sezonit

schedule21:16 - 9 Nëntor, 2024

schedule 21:16 - 9 Nëntor, 2024

Nuk mjaftonin mungesat e Alaba, Carvajal, Lucas Vazquez e Aurelian Tchouameni, me “Galaktikët” që kanë humbur një tjetër pjesë të tyren.

Qendërmbrojtësi brazilian Eder Miliato i ka dhënë një fund të parakohshëm këtij sezoni, teksa sipas asaj që thuhet në raportin mjekësor ka pësuar këputje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë me dëmtim të të dy menisqeve në këmbën e djathtë dhe do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Në të tillë situatë “gjigantët” e futbollit spanjoll janë të detyruar të mendojnë për afrimin e një qendërmbrojtësi të të njëjtit kalibër dhe duket se zëvendësuesi është gjetur.

Bëhet fjalë për “shtatlartin” portugez të Sporting Lisbon, Gonçalo Inaco, i cili është prej kohësh në listën e Florentino Perez dhe duket se tashmë është koha për t’u hedhur në sulm dhe me një çmim kartoni prej vetëm 45 milionë eurosh duket të jetë zëvendësimi perfekt për brazilianin, në pjesën e mbetur të sezonit ku “lufta” për tituj është e hapur në çdo “front”. /i.m /abcnews.al