“Galaktikët” duan Wirtz, Real Madrid vihet pas “yllit” gjerman

schedule18:56 - 15 Tetor, 2024

schedule 18:56 - 15 Tetor, 2024

Jo më kot konsiderohen “Galaktikët” e sporitët të futbollit.

Pavarësisht se kanë “yje” si Vinicius Juinor, Jude Bellingham e Kylian Mbappe në skuadër, tashmë “gjigantët” e Real Madrid kërkojnë të transferojnë një tjetër “yll” të futbollit botëror.

Bëhet fjalë për “fantazistin” e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz me 21-vjeçarin gjerman, që shihet në “Bernabeu” si zëvendeësuesi perfekt i Luka Modric, me “veteranin” kroat, që me shumë gjasa do të mbyllë aventurën te “Los Blancos”, në fundin e këtij edicioni.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Presidenti Florentino Perez deri më tani nuk ka ndërmend të paguajë 150 milionë eurot e kërkuara nga “Aspirinat” gjermane, megjithatë në rast se transferimi kryhet gjatë merkato së verës, në radhët e madrilenëve pritet largimi i një prej talenteve të sulmit, Rodrygo ose Arda Guler. /i.m /abcnews.al