Gafa e Deschamps, Spanja i merr Francës yllin e Manchester Cityt

schedule16:37 - 11 Maj, 2021

schedule 16:37 - 11 Maj, 2021

Aymeric Laporte është blerja e madhe e Spanjës në prag të Kampionatit Europian, që do të luhet në verë. Prestigjiozja Marca bën me dije se trajneri i “Furisë së Kuqe”, Luis Enrique ka biseduar personalisht me mbrojtësin e Manchester Cityt për ta bindur.

Përgjigja e Laporte këtë herë ka qenë pozitive dhe zyrtarët e Federatës së Spanjës kanë nisur menjëherë procedurat për të marrë lejen nga FIFA për federimin e tij si lojtar i Spanjës. Laporte ka rrënjë baske dhe është rritur në akademinë e Athletic Bilbao, me të cilën debutoi si profesionist.

Në janar të vitit 2018 Manchester Cty e bleu për plot 65 milionë euro. Edhe pse ai luan prej vitesh në nivele të larta, trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e ka aktivizuar asnjë minutë me kombëtaren e parë, teksa Laporte ka zhvilluar 51 ndeshje me skuadrat zinxhir të Francës.

 

26-vjeçari nuk kishte ç’priste më dhe tashmë do veshë fanellën e Spanjës, të cilën nuk e ka veshur asnjë herë. Një afrim i madh për Spanjën, në një kohë kur Ramos nuk jep garanci fizike dhe pjesa tjetër e mbrojtësve janë të rinj, që nuk kanë kaluar prova të mëdha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!