Gabriel Jesus shënoi një gol të bukur për Manchester City, që nuk shkoi me shumë se barazimi 1-1 në fushën e vet kundër Liverpool (Salah). Sulmuesi brazilian vlerëson kampionët e Klopp në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, teksa nuk kënaqet ma barazimin.
“Liverpool është një skuadër e madhe, por ne i kishim mundësitë për t’i mposhtur. I krijuam rastet për të fituar ndeshjen, por shpërdoruam. Barazimi nuk është rezultat pozitiv për ne. Tani është momenti të pushojmë, kemi 2 javë kohë për t’u stërvitur siç duhet“, deklaroi sulmuesi brazilian.
Ndërkohë, drejtuesit e “Cityzens” po tentojnë të “blindojnë” një prej talenteve të ekipit të Pep Guardiolës. Ai është Phil Foden, mesfushori 20-vjeçar anglez. Përveç zgjatjes së kontratës (aktualja i përfundon në vitin 2024), lojtarin e pret një trefishim i rrogës sezonale. /abcnews.al