“Gabova dhe kërkoj falje, por nuk bëra mëkat”, Ndoj reagon pas gjobës

schedule18:54 - 17 Shtator, 2020

schedule 18:54 - 17 Shtator, 2020

Dita e djeshme nuk ishte aspak pozitive për Emanuele Ndojn. Mesfushori i Brescias theu rregullat e karantinës dhe u gjobit nga karabinierët italianë, teksa është denoncuar për veprimin e tij.

23-vjeçari i kombëtares kuqezi, ka qenë në listën e personave të infektuar me COVID-19 dhe duhet të qëndronte i izoluar. Dalja jashtë e tundoi, veprim për të cilin e pësoi.

Ndoj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku pranon gabimin e bërë, kërkon falje, teksa shpjegon ngjarjen e ndodhur. “Gabova, nuk duhet të dilja nga shtëpia. Më vjen keq dhe kërkoj falje. Thjesht doja të merrja pak ajër, pasi nuk dilja jashtë prej javësh.

LEXO EDHE: Shkeli rregullat e karantinës, gjobitet dhe denoncohet futbollisti i Shqipërisë

Më fajësoni vetëm për këtë gjë. Nuk është mëkat veprimi im, sepse nuk kam vënë askënd në rrezik. Përshëndeta nga larg disa miq që i takova rastësisht dhe nuk jam ulur në asnjë bar.

 

Postimi i Ndojt

Lokali kishte më shumë se një orë që ishte mbyllur, nuk kishte asnjë person aty. Pastaj, në testin e fundit dola negativ dhe e njëjta përgjigje do të dilte edhe në ditën pasardhëse.

Duhet të kisha durim, duhet të prisja testin e dytë. Dakord, e pranoj gabimin, por nuk do të vija askënd në rrezik“, shkruan mesfushori mirditor. /abcnews.al