“Gabimi im, më falni”, holandezi i Lazios merr përgjegjësitë e eliminimit

schedule10:16 - 28 Janar, 2021

schedule 10:16 - 28 Janar, 2021

Atalanta dhe Lazio zhvilluan një ndeshje shumë të bukur mes tyre ditën e djeshme në Bergamo. Berat Gjimshiti dhe Vedat Muriqi realizuan për skuadrat respektive, teksa në fund festuan zikaltrit e Gasperinit pas suksesit 3-2.

Ekipi bergamask siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë (do të ndeshet me fituesin e çiftit Napoli-Spezia), teksa në kampin bardhekaltër ka zhgënjim, sidomos për faktin që luajtën gati gjithë pjesën e dytë me një futbollist më shumë.

Wesley Hoedt, qendërmesfushori holandez i Lazios, nuk ishte në një ditë të mirë dhe gaboi. 26-vjeçari ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë e eliminimit.

 

Wesley Hoedt

I kërkoj falje të gjithë tifozëve të Lazios dhe shokëve të skuadrës. Ishte faji im që u eliminuam nga Kupa e Italisë. Nuk më mbetet veçse të punoj fort për të treguar që nuk jam lojtari i ndeshjes së fundit“, shkruan Hodt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!