“Gabime amatore te golat! S’u dhanë dy penallti, pastaj thoni jam nervoz”

schedule19:10 - 29 Janar, 2020

schedule 19:10 - 29 Janar, 2020

Mirsad Jonuz, trajneri i Vllaznisë, pas barazimit 2-2 me Flamurtarin, ka folur për media për takimin. Ai analizoi gjithçka dhe ka kritika për mënyrën se si u pësuan golat.”Doja ta thosha para ndeshjes që kjo ndeshje kupe është shumë e rrezikshme. Njëlloj si në ndeshjen e kaluar në kampionat, ishim 1-0, por pas dy krosave pësuam dy golave.

Duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë kohës. Golat që pësuam ishin amatorë. Shpesh edhe me topa të gjatë, Gurishta, Adili, Shehi dhe Adili humbën gjithçka”, shprehet Jonuz, i cili më pas foli edhe për zgjedhjet e bëra në formacion.

“Lashë jashtë titullarët, për t’u dhënë një shans lojtarëve të tjerë të luanin. Kishim probleme me lojtarët e mesfushës, pasi Ramadani është i dëmtuar dhe Hygor i lodhur. Futa në lojë Lekajn dhe Krujën. Ata nuk janë mesfushorë, por për momentin këto kam.  Sot i mbrojta lojtarët për ndeshjen me Bylisin, por ishin dy gabime amatore te golat”.

 

Gjyqtarja, e cila mban stemën e FIFA-s, në takimin Vllaznia-Flamurtari

“U kam thënë futbollistëve të mi që futbolli nuk është vetëm stërvitje dhe ndeshje. Duhet të kemi lojtarë profesionistë, që punojnë 24 orë. Ndoshta ky barazim është i mirë për ekipin, që të mos gabojmë herë tjetër dhe të marrim revanshin. Mendoj se ndeshjen tjetër do i fitojmë”.

“E rëndësishme është që  krijuam shumë raste, por nuk i finalizuam ato. Sot u aktivizua Sidorenco, i cili luajti, punoi mirë, por ishte i pafat te shanset e golit. Pjesa e dytë ishte më e mirë, patëm raste dhe shtymë përpara. Në fund mbaroi 2-2. Ne duan ta fitojmë çdo ndeshje. Ky barazim nuk është humbje. E thashë, do hakmerremi. Në takimin tjetër do të luajmë me titullarët”.

Në fund ai kishte diçka edhe për arbitren e ndeshjes, Emanuela Rusta. “Çfarë të them për gabimet e arbitrave. Zonja që arbitronte ndeshjen bëri shumë gabime, nuk akordoi dy penallti. Pastaj të gjithë njerëzit thonë që Jonuz është nervoz, Jonuzi bën presion. Por kjo nuk është e vërtetë, pasi u panë në fushë gabimet”, përfundon Jonuz. /abcnews.al