Gabim amator nga Chelsea, dorëzon disa herë gabim dokumentet e Ziyech te PSG, francezët e apelojnë

schedule11:16 - 1 Shkurt, 2023

schedule 11:16 - 1 Shkurt, 2023

Chelsea ka bërë një veprim absurd dhe patetik në marrëveshjen me Paris Saint-Germain për Hakim Ziyech.

Klubi londinez i ka dërguar atij PSG-së tri herë gabim dokumentet e marokenit dhe transferimi është afër të dështojë.

PSG është shokuar se si një klub si Chelsea ka mundur të bëjë këto gabime, duke ditur se ata janë një klub me shumë përvojë në këtë aspekt. Ziyech i kishte përfunduar të gjitha testet mjekësore dhe madje e kishte edhe fanellën gati te PSG, por Blutë janë vonuar me dokumente.

PSG ka apeluar vendimi në UEFA dhe FIFA, madje edhe në federatën franceze, nën arsyetimin se është gjithçka gati, por vetëm kanë ngatërresa me Chelsean në dorëzimin e dokumenteve.

Megjithatë, Chelsea mund të arsyetohet se ishte në fokus maksimal për transferimin e Enzo Fernandez nga Benfica për 121 milionë euro, pasi bisedimet kanë zgjatur mbi 12 orë./ h.ll/abcnews.al