G7 e blinduar në Kanada në një lokalitet të izoluar

schedule12:50 - 8 Qershor, 2018

schedule 12:50 - 8 Qershor, 2018

Autoritetet kanadeze kanë marrë masa të ashpëra sigurie në sajë të mbarëvajtjes së samitit të rëndësishëm të G7-ës. Për këtë janë shpenzuar 460 milionë dollarë.

Në Kanada zhvillohet G7, samiti që mbledh krerët e qeverive të 7 vendeve më të industrializuara në botë dhe që mbyll punimet të shtunën. Takimi zhvillohet në Charlevoix në Kebek, edhe drejtohet nga kryesministri, Justin Trudeau. Për të shmangur një situatë analoge si në 2010, Kanadaja ka zgjedhur një seli me karakteristika të veçanta. Një rezort në La Malbaie, që pamundëson qasjen për manifestuesit, të cilët kanë nisur protestën në qytetin e Kebekut.

Kush do ta shprehë pakënaqësinë e tij, mund ta bëjë në mënyrë eskluzive në një zonë të veçantë, shumë larg nga hoteli ku qëndrojnë liderët e 7 vendeve më të fuqishme të botës. Masat e sigurisë janë marrë nga 27 maji deri në 12 qershor, duke sjellë ndryshime të mëdha në rrugën e transportit dhe në zonën e limit të lejuar nga vendi i Samitit. Një investim prej 460 milionë dollarë, të shpenzuara në pengesa metalike dhe telekamera të shpërndara gjithandej.

Të mëdhenjt do të strehohen në një pallat të përbërë nga 405 dhoma, 5 pishina, 4 restorante, një kazino dhe një fushë golfi. Përpara tyre do jetë pamja e mrekullueshme e lumit “Saint Lawrence”. Ky është identikiti I Manoir Richelieu, perla e La Malbaje, qytezë me 8 mijë banorë në rajonin Charlevoix, një nga zonat kryesore të turzimit të luksit në Kanada. Ndërtesa, rreth 140 kilometra nga qyteti i Kebekut, është ndërtuar në 1899 dhe restauruar në 1928 pas një zjarri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!