“Fytyrat e diktaturës” në një mur turpi në vilën e Enver Hoxhës

schedule15:55 - 22 Shkurt, 2022

schedule 15:55 - 22 Shkurt, 2022

Nga Leontina Nika

Në vilën e ish diktatorit në bllok, “Kategoritë e përfshira në ekspozitën “Fytyrat e diktaturës”,  janë: Anëtarët e Byrosë Politike, si organi më i lartë ekzekutiv i PPSH; Drejtorët e Sigurimit të Shtetit, gjyqtarë, prokurorë, hetues, kryetarë të Degëve të Punëve të Brendshme, oficerë Sigurimi, komandantë a komisarë burgjesh e kampesh.

Jonila  Godole  tregon arsyen pse vetëm portreti i Enver Hoxhës është me kryq të kuq.

Drejtori  i Institutit  të krimeve të Komunizimit Çelo Hoxha Celo thotë se ende përgjegjësit nuk janë ndëshkuar për krimet e tyre.

Portretet  e prezantuar nisin me  diktatorin Enver Hoxha te Beqir Balluku, Nesti Kerenxhi, Edmond Caja, Gogo Nushi, Kadri Hazbiu, Hysni Kapo, Mehmet Shehu e deri te hetues si Ali Xhunga, Agron Kokona, Drejtore të Ish Sigurimit si Vaskë Koleci, Zef Loka, Mihallaq Zicishti, në gjyqtare e prokurorë si Aranit Çela, Bilbil Klosi, Nevzat Haznedari, Irakli Puka, Petrit Hakani, Qemal Lame, Vangjo Mitrojorgji, krahas emrave dhe fotografive janë lënë edhe disa vende bosh, sepse ky mur është i vogël.

“Ky mur është i vogël dhe është pak. Është një mur që përfaqëson idenë tonë, por duhet të shtohen edhe fotografi si edhe dokumente të tjera. Qëllimi i organizatorëve  që  ekspozita të çelej në këtë vilë ishte  sepse këtu dikur janë marrë vendime për fatet njerëzore dhe kjo godinë duhet kthyer në muze për diktaturën”.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të edicionit të shtatë të Ditëve të Kujtesës, ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun e gjerë deri më 23 shkurt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!