Kur bota u fut në izolim në fillim të këtij viti për shkak të pandemisë, dukej sikur muzika do të ndalonte gjithashtu. Por fatmirësisht, shumë artistë u kthyen në studio duke përdorur karantinën si një mëyrë për më shumë kreativitet në punën e tyre.
Revista “People” ka përzgjedhur 10 albumet më të mira dhe të suksesshme të vitit, ku vendin e parë e zë artistja shqiptare Dua Lipa me albumin “Future Nostalgia” . Sigurisht, artistja shqiptare e ka shprehur lumturinë për këtë sukses, duke e ndarë lajmin me ndjekësit në rrjete sociale.
“Future Nostalgia” u publikua në muajin Mars dhe është albumi më i dëgjuar i një artisteje femër për këtë vit në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify. Në vendin e dytë është renditur Taylor Swift me albumin “Folklore”, në të tretin “Chromatica” nga Lady Gaga. /abcnews.al