“Future investment initiative Europë”, në Shqipëri një projekt elitar dhe me përfitime për Shqipërinë turistike.
Endrit Yzeiraj zv.ministër, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, u shpreh se procesi i integrimit është themeli i çdo gjëje që Shqipëria do të bëjë në katër vitet e ardhshme dhe se sipas tij është një proces që do të sjellë përfitime.
“Procesi i integrimit është themeli i çdo gjëje që Shqipëria do të bëjë katër vitet e ardhshme. Është një proces që gjykojmë se do të na sjellë përfitime. Po na detyron të bëjmë një sërë reformash, gati-gati edhe të dhimbshme, që ndoshta për vite janë lënë mënjanë, pasi herë pas herë shkaktojnë edhe debat. Por tashmë duhen kryer, për tu bërë pjesë e BE. Dhe nëpërmjet këtyre reformave rritet siguria. Është një vend që shumë biznese po e shohin si mundësi dhe të përfitosh nga një treg që është në rritje, dhe një element i rëndësishëm sa i përket sigurisë europiane që ka të bëjë më faktin që po jetojmë në një kohë ku shumë nga balancat gjeostrategjike të botës po ndryshojnë. Bota që kemi njohur për 30-35 vitet e fundit në një mënyrë apo tjetër, do të ndryshojë. Ka një interes strategjik nga BE, është përpjekja e SHBA për të sjellë zinxhirët e prodhimet ose në vendet europiane, ose në vende pranë dhe vende miqësore. Për të patur më shumë prodhim në vendet miqësore. Shqipëria duhet të përfitojë nga ky lloj trendi, një sërë vendesh duket që po përfitojnë. Shqipëria duhet të gjëje hapësirë për të tërhequr investime dhe të një karakteri tjetër, investimet në industri, agropërpunim, energjinë e rinovueshme”, tha ai.
Ndërsa Marinela Jazoj, nga Shoqata e Investitorëve të huaj në Shqipëri, u shpreh se Shqipëria është treguar mjaft e hapur ndaj të gjithë investitorëve. Gjithashtu u shpreh se vendi ynë ka ndjekur gjithmonë politika që kanë përcjellë edhe sigurinë.
“Vetë pozicioni gjeografik që Shqipëria ka, por kemi qenë edhe një vend mjaft i hapur ndaj të gjithë investitorëve. Mendoj edhe politika që ka ndjekur vendi jonë dhe drejtuesit kanë qenë gjithmonë të hapur. Edhe mënyra se si është zhvilluar pjesa e komunikimit në vendet e Lindjes së Mesme tregon që ka një zhvillim. Përfaqësitë tona diplomatike janë vendosur vitet e fundit, janë bërë disa forume. Mendoj që në klimën në të cilën vendi ynë ka përcjellë dhe sigurinë që ka dhënë për investimet e huaja, mendoj që kjo është ajo që e bën vendin tonë pritës si për Lindjen dhe për Perëndimin”, tha mes të tjerash ajo.
/abcnews.al/