Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Futemi në tregun e naftës me një kompani publike”/ Rama: Çmim real duke u bazuar te bursa

schedule16:41 - 1 Prill, 2026

schedule 16:41 - 1 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se në tregun e naftës do të ketë kompani publike.

Në Asamblenë e PS në njësinë nr.4 në kryeqytet, Rama u shpreh se ligji për rezervat është në proces konsultimi.

Rama shtoi se për naftën do të ketë çmim real duke u bazuar te bursa.



“Ne do të hyjmë në tregun e naftës me një kompani publike, për të garantuar që qytetarët, nuk detyrohen të paguajnë më shumë se çju takon. Ligji për rezervën, ligji i ri është në proces konsultimi. Kemi pasur një naftë që markohej, për të indentifikuar naftën që vjen në mënyrë legale. U munduam ta rregullonim. Kemi krijuar kompani publike, do nxjerrim për 1 ose 2 muaj, do nxjerrim një tjetër ngjyrues që është i manipulueshëm. Do formalizojë tregun e naftës. Ne duam që kompania publike të arrijë në pikën që të jetë furnizues në treg, të përcaktojë rregullat e lojës, duke vendosur një çmim real duke u bazuar te bursa.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!