“Futbolli nuk luhet për tribunën VIP”, shpërthen tifo-grupi Guerrils

schedule20:31 - 23 Tetor, 2019

schedule 20:31 - 23 Tetor, 2019

Ultrasit e Partizanit, “Ultras Guerrils”, kanë reaguar pas vendosjes së orarit për sfidën mes Partizanit dhe Skënderbeut. Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, tifo-grupi i kuq i ka bërë thirrje të gjithë tifozëve të mbështetin skuadrën e tyre në stadium, si dhe ka ironizuar me FSHF-në për vendosjen e këtij orari. Gjithashtu, “Guerrils” kanë thumbuar edhe drejtuesit e klubit, duke iu kërkuar atyre që të mos bëhen palë me ata që bëjnë këto “padrejtësi” ndaj tifozëve. Në njoftimin e tyre, shkruhej:

Njoftimi i “Ultras Guerrils”:

Nesër, e enjte ora 15:00, në orarin më të çuditshëm, i vendosur për arsyet më të çuditshme luhet ndeshja e radhës ndaj Skënderbeut. Dikush duhet të sakrifikojë punën, dikush shkollën, dikush angazhimet e detyrueshme familjare për të qenë prezent. Futbolli nuk luhet për tribunën VIP dhe për kompanitë e transmetimit televiziv me pagesë, luhet për tifozët. Këtë duhet ta kuptojnë drejtuesit e klubit të cilët bëhen palë direkt ose indirekt me këtë padrejtësi që vazhdon prej kohësh ndaj tifozerisë sonë.

Ndeshja e radhës mendohet të luhet të hënën?

abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!