Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda italiane

schedule09:57 - 1 Shkurt, 2022

schedule 09:57 - 1 Shkurt, 2022

Futbolli  është në zi pasi presidenti historik i Palermos,  Maurizio Zamparini ka ndërruar jetë .

Zamparini vdiq në moshën 80-vjeçare në spitalin Cotignola, në provincën e Ravenës, ku ishte shtruar prej ditësh.

Tetorin e kaluar Zamparini mori një tronditje të rëndë nga vdekja e papritur e  djalit të tij Armando, 22 vjeç, i cili vdiq në Londër nga një sëmundje.

Bota e futbollit mban zi për vdekjen e Maurizio Zamparini, i cili ishte fillimisht president i Venezias, të cilën ai e solli në Serie A, dhe më pas president i Palermos nga 21 korriku 2002.

Ai udhëhoqi rosanero në Serie A deri në kualifikimet e paharrueshme për Kupën UEFA dhe Ligën e Evropës duke sjellë në plan të parë kampionë si Cavani, Pastore, Amauri, Barzagli dhe Dybal .

Më pas shumë vështirësi financiare çuan në falimentimin e klubit rozanero derisa Zamparini u largua nga bota e futbollit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!