Shuhet Schilacci, heroi i Italia ‘90

schedule11:05 - 18 Shtator, 2024

schedule 11:05 - 18 Shtator, 2024

Futbolli italian mbi të gjithë, por edhe ai botëror qan për Toto Skilaçin. Ish sulmuesi u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare në një spital të Palermos, ku prej dy javësh ishte I shtruar për shkak të një sëmundje të rëndë.

Historia e tij në futboll është e njëjtë me atë të një meteori, që ndriçoi fort, por shumë shpejt humbi shkëlqimin.

Pasi nisi karrierën në kategoritë inferiore, ai shkëlqeu në Serinë B me Messina, përpara se të bënte kapërcimin e madh me transferimin te Juventus në vitin 1989.

Vetëm një vit më pas, në finalet e Botërorit “Italia 90”, Skilaçi do të jetonte kulmin e karrierës.

Ai shënoi 6 gola për kombëtaren e Italisë, duke u shpallur edhe shënuesi më I mirë i “Netëve Magjike” siç kujtohen edhe sot nga tifozët dhe mediat përtej Adriatikut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!