Kampionati europian bashkoi futbollin në telajo. Mjeshtrat boterorë të piktures Picasso, Dali, Miro, Rene Magritte, Banksy, krah tyre u prezantua edhe piktori i shquar Guri Madhi. U ekspozua në formatin digjital u shfaq ne Muzeun e Futbollit Gjerman në qytetin e Dortmund.
Në muze u shfaqën 175 vepra arti me temë futbollin, të 100 autorëve më të spikatur në skenën e artit botëror
“E pabesueshme, por e vertete. Kështu e pershkruan i biri Pandi Madhi kete ngjarje historike per prezantimin e te atit krah gjigandeve te piktures”.
Pjese e pikturës është edhe i biri i artistit i cili rrefen detaje rreth plazmimit te piktures “Kur nuk shkojnë në stadium” e vitit 1986
Arti i realizmit socialist shqiptar me këtë kuotim merr edhe një vlerësim boterore për shenja modernizmi.
Historia persëritet, gjimnazistët e ‘Qemal Stafës’ inskenojne me mediumin e fotografisë pikturen e mjeshtrit Guri Madhi, kjo ishte surprizë e veçantë për familjen e artistit.
Në Dortmund u çel ekspozita “In motion – art & football”, një paraqitje jo i zakontë ku vihen në dukje veprat e artistëve me të njohur të artit botëror. Shqiperia u paraqit me veprën e titulluar, “Kur nuk shkojnë në stadium”, punuar nga mjeshtri i pikturës shqiptare Guri Madhi.
Nga studio e pikitorit i bir ka kete urim për kombetaren shqiptare.
Ekspozita “In motion- art & football” do të qëndroje e hapur për publikun deri më datën 6 janar 2025 në Muzeun e Futbollit Gjerman në qytetin e Dortmund./abcnews.al