Armand Duka, presidenti i FSHF, anëtar edhe i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, ka folur së fundmi për “Radio KissKiss” në Itali. Sigurisht që ai nuk është pyetur më së shumti për futbollin shqiptar, pasi për momentin kudo është ndalur sporti më i dashur për njerëzit.
Duka e pranon se është e pamundur që të gjitha kampionatet të zhvillohen njëkohësisht dhe arsyeja është e thjeshtë: “Është e pamundur që të ruhet një linjë në të gjithë Europën, pasi numri i të infektuarve është i ndryshëm në vende të ndryshme”.
Në Francë nuk do te këtë ndeshje deri në shtator dhe kjo vë në diskutim pjesëmarrjen e PSG dhe Lyon në Champions League. Në lidhje me këtë Duka është shprehur: “Edhe nëse disa kampionate kanë vendosur të mos rinisin, unë besoj se skuadra e këtyre ligave do të marrin pjesë në garat evropiane”.
Në lidhje me kampionatet në Shqipëri, Duka ka deklaruar: “Në Shqipëri ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë dhe Komitetet Shkencore. Qëllimi është të fillojmë përsëri në fund të muajit maj”. /abcnews.al