Futbolli nderon Diogo Jota/ Udhëtimi fatkeq, mjekët e kishin këshilluar të mos hipte në avion

schedule12:39 - 4 Korrik, 2025

schedule 12:39 - 4 Korrik, 2025

Tronditja ishte e madhe. Vdekja tragjike e Diogo Jota dhe vëllait të tij shokoi botën e futbollit dhe jo vetëm, duke ngritur edhe shumë pikëpyetje në lidhje me aksidendin tragjik.

Por pas histerisë së orëve të para, kanë nisur të dalin në dritë detaje nga hetimet zyrtare të autoriteteve spanjolle.

Ndryshe nga sa u tha në fillim, sulmuesi portugez po udhëtonte drejt Liverpulit, ku të hënën do të niste grumbullimin për sezonin e ri.

Të njëjtën rrugë kishte bërë pak më shumë se dy javë më parë, kur kishte udhëtuar nga Liverpul drejt Oportos, ku edhe u martua më 22 qershor. Kjo pasi Diogo Jota ishte këshilluar nga mjekët që të mos udhëtonte me avion, pas një operacioni në mushëkëri, që u zbulua vetëm pas tragjedisë. Në këtë mënyrë, nga Oporto, ai dhe vëllai Andre Silva që ishte ofruar për ta shoqëruar në rrugën e gjatë, do të ndalonin në fillim në portin e Santander në Spanjë, ku do të merrnin tragetin drejt Liverpul.

Pork y udhëtim u ndërpre në mënurë tragjike, ku dy futbollistët do të humbin jetën në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Një dramë e vërtetë njerëzore, që si rallë herë ka bashkuar futbollin, madje edhe dy tifozeri rivale të përjetshme si ato të Liverpul dhe Everton. Mijëra tifozë të të dy ekipeve kanë zhvilluar homazhe përpara stadiumit “Anfield Road”.

Ndërkohë, klubi i Liverpul ka vendosur të përjetësojë kujtimin e Diogo Jota. Numri 20 që ai mbante me “The Reds” është tërhequr dhe do të mbetet përgjithmonë i sulmuesit portugez.

Ndërkohë, pas reagimeve prekëse në rrjetet sociale të futbollistëve dhe trajnerëve, futbolli dhe turnetë e sporteve të tjerë kanë nderuar Diogo Jota.

Të gjithë skuadrat çerekfinaliste të Botërorit të Klubeve, kanë mbajtur një minutë heshtje përpara seancës stërvitore të së enjtes, ndërsa të njëjtën gjë kanë bërë edhe skuadrat finaliste të Kampionatit Europian për vajza përpara sfidave.

Sigurisht, dhimbja më e madhe i takon familjes së futbollistëve portugezë, që sipas mediave lokale do të prehen në qytetin e lindjes Matriz de Gondomar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!