Zlatan Ibrahimovic po rikuperohet qetësisht. Suedezi mezi po pret të rikthehet në fushë, por te Milani nuk duan të nxitohen. Kuqezinjtë po bëjnë mirë edhe pa liderin e tyre dhe e mbyllën vitin 2020 në vend të parë të Serie A.
Bomberi nordik ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera, aty ku prek tema të ndryshme, duke nisur nga futbolli, tifozët, futbollisti Ibrahimovic, familja, koronavirusi, Milani dhe Champion League, trofe që nuk e ka fituar kurrë.
“Jam akoma ai djaloshi që u soll nëpër botë me çantën e tij mbi shpinë dhe përjetoi një aventurë të madhe. Në fushën e blertë jemi të gjithë njësoj, askujt nuk i plas se çfarë mendimi ke apo sa para ke në bankë.
Kur e mendon si ide, futbolli është një lojë perfekte. Një fushë, dy porta dhe të shohim se kush shënon më shumë gola, pa dallime shoqërore, kulturore ose gjeografike. Një futbollist duhet të jetë gjithmonë i lumtur.

Ne jemi të lumtur, unë jam i lumtur dhe kam detyrën të bëj të ndihen të lumtur edhe tifozët. Stadiumet bosh? Po vuajmë shumë, ne duhet të shpërndajmë mesazhe pozitive dhe të besueshme.
Milani duhet ta nisë mirë vitin 2021. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, sikur të ishte ndeshja e parë dhe e fundit e jetës. Uria nuk duhet të mos na mungojë asnjë ditë, gjithmonë, në çdo moment.
Nuk vlen fare ajo që kam bërë deri tani, duhet të tregoj veten time se kush jam. E ardhmja? Të gjithë më bëjnë këtë pyetje, edhe në BBC janë të interesuar se deri kur do të vazhdoj të luaj. Do të vazhdoj deri kur të jem në gjendje të bëj atë që po bëj tani.
Nuk kisha aspak kuriozitet për koronavirusin, që ka goditur gjithë botën. Tragjedi e madhe. Pata një dhimbje koke jo shumë të fortë. Më shumë ishte e bezdisshme, më pas humba shijen. E kalojë gjithë ditën i mbyllur në shtëpi.

U acarova, më iku truri, nuk dilja dot nga shtëpia dhe nuk mund të stërvitesha dot. Familja ime ndodhet në Suedi, më mungojnë shumë. Do të doja të qëndroja më shumë me ta.
Tentova të rikthehem por Pioli më tha: ke dy djem në shtëpi, por edhe Milanello është shtëpia jote. Kam 25 djem këtu dhe ata kanë nevojë për ty. Ndihem mirë në Milanello, ndihem shumë mirë.
Po qëndroj me dëshirë të madhe këtu. Këtu funksionin gjithçka për mrekulli dhe po kaloj ditë të këndshme këtu. Ndihem mirë, por jeta vazhdon dhe nuk i dihet kurrë se dhe nuk i dihet kurrë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Nuk kam një ego aq gjigante sa të them se do jem unë ai që do të vendosë për të ardhmen. Familja ime është më e rëndësishme se gjithçka. Champions? Kujt nuk do i pëlqente ta fitonte… Nëse qëndroj mund ta fitoj”, përfundon Ibrahimovic. /abcnews.al


